Loading...

Radari ”spiun” bën namin/ Pezullon 19 patenta, në 4 orë 40 gjoba në Rrogozhinë-Kavajë.

[sgmb id=”1″]

Një ditë më parë të gjithë drejtuesit e mjeteve u njoftuan se Policia Rrugore ka vënë në përdorim disa radarë të sofistikuar të cilët fotografojnë shkeljet e rregullave të qarkullimit, kryesisht në autostradat e vendit.

Në vetëm 4 orë në aksin Kavajë-Rrogozhinë ku është vendosur të mërkurën një prej radarëve, janë konstatuar mbi 40 shkelje të rregullave të qarkullimit, nga të cilat janë ndëshkuar me masë administrative 21 drejtues mjetesh, ndërsa për gati 19 të tjerë do të merret masa e pezullimit të lejes së drejtimit.

Kryesisht shkeljet e dokumentuara janë për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalim të gabuar, që mbeten dy prej shkaqeve kryesore të aksidenteve të vend.

Radarët në fjalë, sipas ekspertëve të Policisë Rrugore nuk do të jenë statikë, por do të vendosen në akse të ndryshme të vendit, ndërsa gjobat do t’i dërgohen me postë në banesë drejtuesit të mjetit, referuar të dhënave të sistemit të targave.

Por në rastet kur qytetarët kanë ndërruar banesë, sipas Kodit Rrugor, duhet të paraqiten brenda 10 ditësh në drejtorinë rajonale të Transportit ose të konsultohen me sistemin online E-gjoba.

Policia Rrugore ka ngritur edhe një njësi operacionale, e cila do të ketë autoritetin të zhvillojë kontrolle blic në të gjithë vendin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com