[sgmb id=”1″]
Është shtyrë sërish séance gjyqësore në ngarkim të ish kreut të bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.
Trupi gjykues përbëhet nga Mirela Mishgjoni, gjyqtare, Arbana Selmanaj, gjyqtare, dhe Laurent Fucia, gjyqtar-relator për cështjen.
Akuza përfaqësohej nga prokuror Albert Kulici.
Prezent në sallë ishin të katër të pandehurit, Shpëtim Gjika, Doriana Sulaj, Artur Haxhi dhe Ridvan Mersinaj, ky i fundit në cilësinë e pronarit të truallit.
Gjika përfaqësohet nga AV. Ardian Leka, i cili sot relatoi mbrojtjen.
Leka kërkoi pafajësi për Gjikën dhe e ka konsideruar akuzën si një tentativë për të përfshirë në vetë të pare ish kreun e Bashkisë së Vlorës, dukë anashkaluar sipas tij qëllimshëm padinë fillestare ngritur nga familja Osmënaj, e cila mund të trajtohej si padi civile.
Ndërsa mbi ish kreun e bashkisë rëndojnë 4 akuza, falsifikim i dokumenteve zyrtare, shpërdorim detyre, ndërtim i paligjshëm dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, për të cilat prokurori Kulici, në pretencën e datës 28 qershor, kërkoi 9 vite burg.
Seanca e fundit, për dhënien e vendimit të trupit gjykues do të zhvillohet më datë 27 korrik, në orën 09.00.