Para gjykatës gjashtëdhjetë vjeçari e pranoi veprën jo të zakonshme që ka kryer. Ai ka pranuar se ka kryer seks me një mëshqerrë disa herë. Fjala është për një shtetas Kosovar i cili e ka pranuar veprën e mësipërme përpara para trupës gjykuese zvicerane të kantonit të Sant Ganllenit.
Sikurse raporton “Bota Sot”: Gjykata e bëri fajtor jo vetëm për mizori ndaj kafshëve, por edhe për konsumimin e veprës penale, që cënon pronën private. Ai ka pranuar se natën ishte futur disa herë në stallën e Bujkut. Në momentin kur Bujku ka vërejtur se gjërat e tij në mëngjes nuk ishin ashtu siç i kishte lënë në mbrëmje, vendosi video-kamerat që edhe dokumentojnë veprë e seksit me mëshqerë të 60 vjeçarit kosovar.
Pasi gjashtëdhjetë vjeçari e pranoi se ka bërë seks tre herë radhazi me mëshqerrën, prokurori i çështjes kërkoi që ai të dënohet me një gjobë prej 12 mijë e 500 franga.
“Unë kërkoj falje për atë që kam bërë. Unë nuk mund të shpjegoj se si më ka ndodhur diçka si kjo”, citohet të ketë thënë gjashtëdhjetë vjeçari.