[sgmb id=”1″]
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi prej 71 kg lënde narkotike dhe ka identifikuar poseduesin e saj.
“Në bazë të informacioneve të mara në rrugë policore se në fshatin Golem, Gjirokastër, në banesën e shtetasit J.K kishte lëndë narkotike Cannabis Sativa, nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, u krye kontroll në këtë banesë.
Nga kontrolli i ushtruar u gjetën 71 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila ishte e futur në disa thasë, si dhe një sasi prej 54.5 gr lëndë narkotike në trajtën e pluhurit, kamufluar si çokollatë e dyshuar Cannabis Sativa.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë shpallja në kërkim e J.K, 53 vjeç, banues në Sarandë dhe po punohet për kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.