[sgmb id=”1″]
Një 54 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Viktima është Shefik Bora i njohur si pronar i një biznesi bar restorant në afërsi të parkut Rinia në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 21.30 në banesën e tij.
Sipas dëshmisë të djalit të tij dhënë për oficerin e policisë nuk jep një shkak se përse i ati shkoi në këtë veprim kjo edhe për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të së birit. Kanë qenë vet familjarët që e kanë gjetur 54 vjeçarin duke njoftuar edhe policinë.
Bora njihej si njeri i qetë i komunikueshem në rrethin shoqëror dhe ende nuk dihen shkaqet që e çuan në këtë akt fatal për jetën.
Babai i dy fëmijeve, një djali dhe një vajze është vetëvarur në sheshpushimin e shtëpise së tij në gjendje tejet te rënduar psikologjike. Burime jo zyrtare thonë se një shkak mund të jetë plani per prishjen e lokalit të tij për shkak të zgjerimit të rrugës dhe një projekti që përfshin parkun Rinia. Policia vijon punën për zbardhjen e shkaqeve që e çuan në ketë vetëflijim 54 vjecarin.