[sgmb id=”1″]
Përgjegjësi i Parkut Arkeologjik Oriku në Vlorë, Sejmen Gjokoli nëpërmjet një komenti në një status të Kryeministrit Rama, në rrjetin social “Facebook” i kërkon atij zgjidhje për aksesin e turistëve në Parkun e Orikut dhe Karaburunit.
Ja komenti i plotë i Gjokolit:
“Jam përgjegjës i Parkut Arkeologjik të Orikut, Vlorë.
Për shkak të orarit të punës dhe ndodhjes në Park, shqetësimin po ta drejtoj publikisht.
Bëhet fjalë për vlerat e jashtëzakonshme, historike por edhe turistike, të këtij parku por që për shkak të Marrëveshjes së MK dhe MB thuajse është i pamundur për tu vizituar.
Është nga akseset më të rëndësishme në fushën e Trashëgimisë Kulturore që ka Vlora.
Përmes vizitës në P A “Orik”, njëherësh, aksesohet edhe Riviera Shqiptare dhe kjo, me pak kujdes, kthehet në një mundësi zhvillimi jo vetëm për Orikumin por edhe për krejt rrethin e Vlorës.
Përpjekjet e deri sotme të DRKK Vlorë nuk kanë mundur të dëgjohen.
Vlerësimi juaj me siguri do ta gjejë rrugën e aksesimit të Orikut, Zoti Kryeministër!
Jo thjesht si asset historik e trashëgimie por, mbi të gjitha edhe si një mundësi zhvillimi ekonomik…