[sgmb id=”1″]
Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj ka zbritur në terren pas mega operacioneve finalizuar me kapje rekord te sasive te kanabisit.
Gjatë takimit ne drejtorinë vendore të Policisë në Qarkun Vlorë, falenderoi drejtuesit dhe efektivët e policisë për dy operacionet e fundit të kapjes së tonelatave kanabis sativa.
Sipas tij, “operacionet policisë në qarkun Vlorë do të thellohen deri në pastrimin e plotë të sasive të mëdha të kanabisit të grumbulluara në dy vitet e fundit dhe kapjen e kokave të narkotrafikut”.
Ministri Demiraj inspektoi repartin elitë të policisë shqiptare “Delta Forcë”, efektivët e të cilit janë të angazhuar ditë për ditë në goditjen e trafiqeve të paligjshme në vijën bregdetare.
Ne takim u theksua se rritja e kontrollit kufitar dhe bregdetit kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe gjithë trafiqeve të paligjshme është prioritet madhor i qeverisë shqiptare.
Ministri Demiraj ka zbritur në terren prej ditësh për të koordinuar përpjekjet e qeverisë dhe strukturave ligjzbatuese për kontrollin e territorit, hapësirës ajrore dhe vijës bregdetare me qëllim.