[sgmb id=”1″]
Policia e Vlorës është duke vijuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut për kundër kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, ndërkohë që janë përballur me një situatë të çuditshme në lagjen “Mëhallë” të qytetit.
Ndërkohë që kanë hyrë për të kontrolluar në një shtëpi, ata kanë gjetur duke djegur një sasi lëndë narkotike të llojit kanabis.
Sasia e lëndës narkotike u gjet në shtëpinë e 52-vjeçares P. M, e cila është me probleme mendore sipas forcave të rendit duke bërë që të ndiqet një gjendje të lirë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj i janë gjendur edhe dy thasë plastik të mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sattiva në gjendje të tharë, me peshë totale 4 kg e 720 gram.