[sgmb id=”1″]
Arrestohet pak orë pas ngjarjes autori i vrasjes së shqiptarit Demir Hyseni në Itali. Ishte në Bari gati për t’u nisur, por nuk pati kohë për të hipur në bordin e tragetit, pasi vrasësi i muratorit shqiptar u arrestua mbremjen e të martës nga policia në kryeqytetin rajonal të Ternit. Arratia i zgjati pikërisht dymbëdhjetë orë.
Mediat italiane shkruajnë duke cituar policinë italiane se autori i dyshuar është një shqiptar që kishte mbërritur në Itali në datën 10 korrik dhe që si mision kishte vetëm vrasjen e Hysenit dhe kthimin më pas në Shqipëri. Mësohet se shqiptari i arrestuar, emri i të cilit nuk dihet ende, ishte duke tentuar të kthehej me tragetin e Durrësit dhe në momentin e arrestimit shoqërohej nga një tjetër bashkatdhetar i tij, i cili gjithashtu është ndaluar.