[sgmb id=”1″]
Gjatë dëgjesës publike me qytetarët në Berat, Kryeministrit Edi Rama iu adresua një e moshuar, e cila iu ankua se prej katër vitesh nuk merrte legalizimin e banesës së saj.
Në takim ndodhej edhe kreu i ALUIZN-t për Beratin, të cilit Kryeministri i komunikoi drejtpërdrejtë që ose t’i jepte legalizimin të moshuarës, ose të largohej nga detyra.
Të martën, më pak se 24 orë nga denoncimi publik para Kryeministrit, e moshuara ka marrë legalizimin e banesës.
Ndërsa sot Rama me anë të një statusi në ‘Facebook”, renditi disa arsye se pse duhet shkarkuar nga detyradrejtori i ALUIZNI-t në Berat, pasi ia dha lejen brenda 24- orevem ndersa e moshuara kite 5 vjet qe priste.
Por nga ana e qytetarëve ka pasur një lum kometash re reagimesh, ku disa i dalin në mbrojtje e të tjerë nuk mjaftohen vetëm e shkarkimin e një drejtori. Ndërsa nga ana e tij vetë Rama, nuk ka nguruar t’u përgjigjet disa komenteve.
Qytetari: Po ne zoti rama pse nuk e marim legalizimin apo duhet te takuar ty zoti rama se ndryshe ne nuk ne zgjidhen problem
Rama: Ola Kola e verteta eshte qe Aluizni ne teresi ka bere nje pune te madhe dhe te lavderueshme, 144 mije legalizime ne 2 vjet e gjysem, nderkohe qe ata te tjeret bene 21 mije ne 8 vjet! Po natyrisht ka shume vend per permiresim
Qytetari: Edi prishe ndertesen ne qender te Fierit
te lulishtia barinia te ish busti stalinit.
ka zen gjysmen e lulishtes barinise ndertimi 3katesh ne qender te Fierit. kthehe lulishten prap ngjitur me qendren e Fierit se i ka zen frymen 3 kateshi qendres Fierit.
Rama: Orges Halili po ti kush je ujku? 😂 😂 😂 Mjere kush i quan dele te tjeret
Qytetari: Duke shkarkuar nji drejtor nuk ndihmone shumë por duhet te shkarkoni te gjithe drejtorat me tesera partishe dhe te zevendesohen me profesionista të pa zgjedhur nga partia.por kjo duket e pamundur pasi 99% e tyre i keni me tesera dhe ju duhen për zgjedhjet e ardhshme
Rama: Edëard Zejneli mbase e merr mundimin ta lexosh ate qe kam shkruar dhe kushedi e kupton qe cfare kam dashur te them 😊
Qytetari: E ke gabim z.Kryeminister.Ekziston mundesia qe drejtori me te drejte nuk ja ka bere me pare legalizimin.Me pas ja beri prej frikes dhe presionit tuaj per te ruajtur vendin e punes.S’di c’te beje zyrtari juaj.Nuk e perjashtoj mundesine qe edhe ta kete neglizhuar me pare.Mesazhi kur do ti behet.
Rama: Kur nuk behet zyra perkatese as nuk duhet te marre leket per lejen e legalizimit dhe as duhet te te mbaje varur 5 vjet hajde sot hajde neser, sill dokumenta te tjera se na humben ato qe kishim e keshtu me radhe… Kuptove Engjell?!
Qytetari: z.Kryeminister, mbi te gjitha, drejtori eshte nje njeri dhe pavaresisht detyres dhe gabimit qe ka bere ne detyren e tij , menyra se si ti ju drejtove atij, per mendimin tim personal, le shume per te deshiruar.
Me teper respekt per ne 🙂
Rama: Per ju, kush jeni ju Renato apo i flet vetes ne numrin shumes? Une nuk e di si duhet t’i drejtohesha sipas teje drejtorit, po besoj se ti duhet te gjesh gjerat e duhura te padeshiruara dhe mos shikosh gishtin kur gishti tregon henen😉
Qytetari: Duhet te shkarkosh gjysen e shqiperise ne qofte se do te qosh drejtesise ne vend gje qe eshte e veshtire te ndodh..
Mos te them qe 90% qe punojne ne shtet jan te korruptuar dhe kurr nuk e bejne punen e tyre ashtu siq e ka drejtesia..
Rama: Tony Albanian ai doktorri ty te mbyllte facebook-un, te shkulte ate varesen e gjate nga qafa, te thyente syzet Versaqe, ta rruante mjekrren megjithe mustaqe e te jepte lopaten ne dore ne shkoje te hapje kanalet kulluese! Si te duket, e do akoma ate doktorrin?😳😂