Loading...

Flet Drejtori i policisë së Tiranës: 13-vjeçarja s’ishte rrëmbyer, ajo shkoi në kafe me shoqet

Pasditen e së premtes policia njoftoi se gjatë pasdites së sotme ishte marrë pa dëshirën e saj një 13-vjeçare në Tiranë.

Në njoftimin për media, thuhej:

Në rrugën “Ndre Mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe është larguar. Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.”
Ndërkohë, pak më parë Drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupi ka bërë të ditur se nuk bëhej fjalë për një rrëmbim, por, sipas tij, 13-vjeçarja kishte shkuar për të pirë pije freskuese me një grup shokësh dhe shoqesh.

Jaupi u shpreh:

Është shumë mirë, nuk ka pasur rrëmbim, është një grup shoqesh dhe shokësh që kanë shkuar në një lokal për të pirë pije freskuese.”
Kujtojmë këtu se në media ka folur edhe nëna e vajzës me lot në sy ndërsa shprehej se 13-vjeçarja është e sëmurë me diabet dhe se duhej të merrte ilaçin.k

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com