Loading...

“Skenën e bënë shokët për shaka, prindërit nuk më linin me dalë” – Flet vajza e “rrëmbyer”.

Gjatë ditës së sotme u raportua për një rrëmbim që supozohej të kishte ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, në Tiranë.

Sipas njoftimit që bëri policia, në rrugën “Ndre Mjeda” dyshohej se një person i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe është larguar.

Por si duket e gjitha paska qenë një skenë e sajuar pasi vajza është gjetur shëndoshë e mirë në një kafe me shoqërinë.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi teksa dha lajmin se vajza u gjet, tha se ajo nuk ishte rrëmbyer por se ishte me disa shoqe të saj duke pirë pije freskuese pranë një qendre tregtare.

Në polici, 13-vjeçarja ka deklaruar se e gjitha u inskenua nga shokët dhe shokët e saj në formën shakaje duke shtuar se kishte ikur me dëshirë pasi prindërit nuk e lënë të dalë.

Adoleshentja thuhet të jetë shprehur:
Skenën e rrëmbimit e bënë shokët dhe shoqet për shaka. Unë ika me dëshirë. Prindërit nuk më linin me dalë.”
Kujtojmë këtu se në media ka folur edhe nëna e vajzës me lot në sy ndërsa shprehej se 13-vjeçarja është e sëmurë me diabet dhe se duhej të merrte ilaçin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com