Loading...

Vlorë. Vijon operacioni masiv antidrogë. Finalizohet operacioni “JAVA”. Sekuestrohen 300 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

[sgmb id=”1″]

Vlorë. Vijon operacioni masiv antidrogë. Finalizohet operacioni “JAVA”. Sekuestrohen 300 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të operacionit masiv antidrogë të zhvilluar nga Policia e Vlorës e mbështetur edhe nga FNSh gjatë gjithë javës në territorin e Llakatundit për goditjen e prodhimit dhe shitjes apo trafikimit të lëndëve narkotike, më datë 17.07.2017, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor në fshatin Grabian, Vlorë.

Si rezultat i operacionit në një pjesë toke (ullishte) u gjetën të fshehur dhe u sekuestruar 24 thasë të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë totale 300 kilogramë.

Nga hetimet e para të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ka rezultuar që sasia e lëndës narkotike dyshohet se i përkiste shtetasit Agron Danaj, 52 vjeç, banues ne fshatin Grabian,Vlorë, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale ” Prodhim dhe shitja e narkotikëve” , parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Policia e Vlorës po vijon kontrollin e territorit në të gjithë territorin me qëllim evidentimin dhe goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com