Loading...

Spiropali: Procesi ligjor do të përcaktojë në çfarë mase Presidenti e ka shkelur Kushtetutën

E ftuar ne një emisioni televiziv, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar mbi përgjigjen e Komisionit të Venecias mbi kërkesën për hetim ndaj presidentit Meta.

“E prisnim përgjigjen e Komisionit të Venecias. E kemi thënë prej muajsh se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën por procesi ligjor në vazhdim do të përcaktoje se në çfarë mase Presidenti e ka shkelur Kushtetutën”, – thotë Spiropali.

Ministrja beson se mazhoranca do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje pasi sipas saj, Meta ka humbur funksionet e tij bazë.

“Shkarkimi i Metes nuk është as çështje simbolike dhe as lufte. Është çështje ligjshmërie. Meta u bë pjesë e një lëvizje që synonte destabilizimin e vendit. U bë palë me opozitën jashtëparlamentare dhe nuk përfaqëson më sovranin. Meta ka humbur funksionet e tij bazë”, – përfundon Spiropali. /j.p/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com