Loading...

Lajm i keq për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Itali.

[sgmb id=”1″]

Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, ka thënë se nuk janë krijuar akoma kushtet për të nxitur një projekt-ligj që u jep shtetësinë fëmijëve të migrantëve.

Partitë e krahut të djathtë përshëndetën këtë veprim të kryeministrit, por grupet e migrantëve thanë se ishin shumë të zhgënjyer.

Gentiloni tha se ai e ka shtyer miratimin e këtij ligji deri në vjeshtë. Ai veçoi problemet me afatet për kalendarin e Senatit, por problemi i tij kryesor ka qenë sigurimi i mbështetjes politike kur kriza e migrantëve është një çështje kaq e nxehtë në Itali.

Më shumë se 88,000 migrantë kanë kaluar nëpër Mesdhe në Itali deri më tani këtë vit, dhe më shumë se një e katërta e tyre kanë shkuar vetëm në qershor.

Shumë prej të sapoardhurve kanë udhëtuar përmes Sicilisë dhe kur një prefekt lokal në një ishull dërgoi 50 migrantë në një hotel në fshatin Sinagra në fundjavë, dhjetëra kryebashkiakë lokal filluan një protestë.

Ata argumentuan se nuk ka resurse të mjaftueshme dhe se numri i refugjatëve ishte shumë më i lartë se marrëveshja e qeverisë me autoritetet lokale për të synuar 2.5 migrantë për 1,000 banorë.

“Ne nuk jemi racist apo kundër migrantëve por shpërndarja duhet të jetë e drejtë,” tha kryebashkiaku lokal Vincenzo Lionetto Civa.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com