Loading...

Këto janë fotografitë e tre të rinjve që humbën jetën dje tragjikisht në Vlorë, nën dallgët e detit: Manuela Maraj nga Vlora, Xhoana Cani nga Tirana dhe Beniamin Ferati nga Tetova.

[sgmb id=”1″]

Këto janë fotografitë e  tre të rinjve që humbën jetën dje tragjikisht në Vlorë, nën dallgët e detit: Manuela Maraj nga Vlora,  Xhoana Cani nga Tirana dhe Beniamin Ferati nga Tetova.

Beniamini, 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë, u mbyt ndërsa shkoi në ndihmë të dy vajzave që po mbyteshin në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë.

Ka qënë e ndjera Xhoana Cani, e cila ka ndier rrezikun e para dhe ka kërkuar ndihmë; asaj i ka shkuar pranë kushurira, Manuela Maraj.

Por të dyja janë gjendur mes dallgëve dhe pas kësaj, për t’i shpëtuar, ka hyrë në ujë edhe i riu tetovar.  Ai ishte në plazh me të dashurën e tij.

Beniamimi me njërën prej motrave të dy viktimave janë futur në ujë për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht ai, as dy vajzat, nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë dallgëve të forta dhe janë nxjerrë të pajetë në breg të tre.

Humbën jetën kësisoj:

Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.
Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni

Kjo ishte mbytja e katërt në Vlorë, pas asaj të një 14-vjeçari në mëngjes.

Ky është vendi ku ndodhi tragjedia e sotme (Gjiri i Portanovos, Zvërnec, Vlorë)

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 14:30 policia është njoftuar se pranë Gjirit të Portanovos ishin në rrezik mbytjeje dy persona.

Menjëherë shërbimet e policisë kufitare janë nisur me mjete lundruese për t’u ardhur në ndihmë, por pa mundur t’i shpëtojnë.

Sipas autoriteteve lokale, viktimat janë dy femra dhe një mashkull dhe trupat e tyre janë nxjerrë tashmë nga uji. Ata janë identifikuar si shtetasit:

Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë;

Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë;

Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit, ndërkohë që grupi hetimor nga dëshmitë e mbledhura ka arritur të ndërtojë dinamikën e ngjarjes.

Kështu, nga rrëfimet e të pranishëmve rezulton se në fillim dy kushërirat Manuela Maraj dhe Xhoana Cani kanë hyrë në det për t’u larë, por kanë humbur ekuilibrin për shkak të dallgëve të mëdha.

E ndodhur në vështirësi, 27-vjeçarja Maraj ka thirrur për ndihmë dhe drejt tyre është nisur djali nga Maqedonia. Fillimisht 24-vjeçari Ferati ka nxjerrë në breg Xhoana Canin, por kjo e fundit nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të ujit të shumtë që kishte gëlltitur.

Më pas Ferati ka hyrë sërish në det për të shpëtuar Canin, por këtë herë as ai vetë nuk ka mundur të kthehet në breg pasi dallgët e mëdha e kanë përpirë.

Një tjetër pushues ka hyrë në ujë për t’iu ardhur në ndihmë atyre, por nuk ka mundur t’u afrohet për shkak të forcës së dallgëve, që e kanë kthyer mbrapsht. Ndërkohë, trupat e djalit dhe 27-vjeçares janë nxjerrë nga deti shumë larg nga vendngjarja.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com