Loading...

Pamjet e frikshme të aksidentit në Kumanovë, shikoni si është shkatërruar Range Roveri i Arben Ahmetajt .

[sgmb id=”1″]

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën e Kumanovës, ku i plagosur ka mbetur edhe Arben Ahmetaj, ish-ministër i Financave të Shqipërisë.

Ahmetaj bashkë me 2 persona të tjerë ishin duke udhëtuar me një makinë Range Rover, kur janë përfshirë në një aksident me dy makina të tjera, mes të cilëve edhe një autobus.

Nga fotot e bëra publike duket se makina ku udhëtonte Ahmetaj është shkatërruar thuajse e gjitha në pjesën e parë, duke përfunduar më pas e përmbysur në rrugë.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ai nuk ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Kumanovës.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com