Loading...

“Plazhi i vdekjes” në Shqipëri, çdo vit me të mbytur!

[sgmb id=”1″]

Një ditë pas ngjarjes tragjike ku tre të rinj u mbyten në plazhin e Porto Novës në Zvërnec, policia e Vlorës ka ngritur një patrullë lëvizëse më motor që sensibilizon pushuesit që të kenë kujdes kur futen në det dhe te shmangin zonat anësore ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë.

Plazhi i Porto Novës ishte pothuajse i boshatisur këtë diel, jo vetëm pas ngjarjes së rëndë, por edhe për shkak të reshjeve të shiut.

Ndërkohë, banorët e fshatit Zvërnec thonë se plazhi i Porto Novës është një nga më të bukurit e gjithë zonës së Vlorës, por përbën rrezikshmëri për ata qe nuk e njohin pasi ka rryma të brendshme, të cilat u marrin jetën.

“Ai është një bregdet shumë i bukur, por njerëzit nuk janë asnjëherë të informuar për rrezikshmërinë që ka. Aty ka shumë rryma”, thotë Geron Moçka, banor në Zvërnec.

“Kam rastisur 3 vite kur këtu janë mbytur njerëz”, thotë një pushues.

“Aty ka rryma ujore. Uji godet në shkëmb dhe kthimi i menjëhershëm. Edhe ne si banorë na ka ndodhur. Këtu mund të jenë mbytur rreth 30-40 veta ndër vite. Duhet të vendoset patjetër një tabelë informuese”, shprehet Filip Balli, banor në Zvërnec.

Banorët dhe pushuesit i kanë bërë thirrje institucioneve përkatëse që të vendosin tabela sinjalizuese në këtë zonë të rrezikshme, që ky plazh të mos marrë më jetë njerëzish, siç ndodh çdo vit. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com