[sgmb id=”1″]
Vetëm pak orë pas atentatit që tronditi mesditën e sotme qytetin e Shkodrës, ku tre persona mbetën të plagosur, Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin i të dyshuarit kryesor.
Sipas Policisë ai është Aurel Ahi, 25 vjeç, nga Shkodra. “Uniformat blu”, njoftojnë se, Ahi është arrestuar në Mal të Zi nga policia malazeze.
Ndërkohë njëri nga personat e plagosur Doni Lisi mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.