[sgmb id=”1″]
Fjala “pushim” na kujton menjëherë qiellin e kaltër, plazhet me diell dhe të kristaltë, detin freskues.
Rrezet e detit dhe uji janë të mira edhe për shpirtin tonë edhe për trupin.
Grekët ishin të parët që mësuan për efektet e dobishme të detit.
Talassotherapia e famshme – trajtimi me ujin e detit, kjo ka origjinën nga Greqia.
Përdoret për trajtimin e sëmundjeve të tilla si ekzema, artrit, astma, psoiaza dhe dhimbjet në shpinë.
Hipokrati ka zbuluar aftësinë mjekësore shëruese me ujin e detit, duke parë efektin tek plagët. Ai vuri re se uji përshpejton shërimin e plagëve, parandalon infeksionin duke zvogëluar dhimbjet.
Çfarë të mira tjera mund të sjellë uji i detit?
1. Uji i detit përmban elemente të rëndësishme jetësore
Deti përmban të gjitha elementet e rëndësishëm në jetën tonë – natrium, magnez, kalcium, kalium, silic, argjend, madje edhe ar.
Uji i detit depërton thellë në lëkurë duke lejuar kështu funksionimin e mineraleve dhe elementeve tjera.
Deti gjithashtu përmban alga, të pasura me shumë minerale.
Algjet janë konsideruar gjithmonë si një burim i shëndetit dhe bukurisë. Stimulojnë rinovimin e qelizave, përmirësojnë pamjen e lëkurës, nxisin metabolizmin, forcojnë imunitetin, parandalojnë infeksionin, pastrojnë lëkurën dhe ndihmojnë në heqjen e celulitit.
2. Deti ndikon pozitivisht ndaj astmës dhe alergjisë
Kripa e detit ka veti antiseptike, ku edhe është e nevojshme ndaj reaksioneve alergjike të lëkurës.
Spitale të ndryshme pediatrike përdorin për shumë vite banja me kripë deti për të trajtuar dhe lehtësuar alergjitë e ndryshme.
Ajri i pastër i detit, i ngopur me jone negative, lehtëson frymëmarrjen dhe ka një efekt pozitiv tek personat që vuajnë nga astma.
3. Rrezitja furnizon trupin me vitaminë D
Rrezitja ju mundëson jo vetëm një lëkurë tërheqëse të nxirë, por edhe na furnizon me vitaminë D, e cila është aq e nevojshme për organizmin tonë. Veçmë i dimë përfitimet e vitaminës D, por është konfirmuar nga hulumtuesit se roli i tij kyç është në parandalimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë sklerozën e shumëfishtë dhe kancerin.
Që të merrni këtë vitaminë, nuk është e thënë të rreziteni në vapën më të madhe. Rrezitjen mund ta bëni në mëngjes apo në orët e vona të pasdites.
Keni kujdes se kremërat me faktor mbrojtës parandalojnë aftësinë e lëkurës për të prodhuar vitaminë D.
4. Relaksimi dhe qëndrimi në det ju heq stresin
Çfarë tjetër mund të ketë efekt më relaksues se dielli, një fllad i lehtë dhe valët e detit?
Pushimet në det të japin mundësinë për të harruar problemet e përditshme dhe plotësisht të relaksoheni. Magnezi, që e përmban uji i detit në përqindje shumë të lartë, mundtë luftojë stresin.
5. Deti është ideal për aktivitete sportive
Noti, zhytja, surfimi, gjimnastika e detit, volejboll plazhi…Pushimi në det është ideal për aktivitete sportive që janë të mira jo vetëm për formësimin e trupit, por edhe për shëndetin.
6. Ajri i detit është i pasur me jone negative
Ajri i detit përmban jone negative dhe ozon që nxisin frymëmarrjen e thellë dhe na mbushin me energjinë e jetës.
Jonet negative forcojnë imunitetin, përmirësojnë përqëndrimin, zvogëlojnë pagjumësinë, depresionin, dhimbjet e kokës dhe lodhjen, efekt i dobishëm për njerëzit me astmë dhe alergji.
Ajri i ngopur mund të gjendet në pyje dhe male, ujëvara, lumenj, oqeane dhe dete.
7. Deti shëron artritin dhe dhimbjet e shpinës
Falë vetive dhe përbërjes së ujit, ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve, ul inflamacionin, relakson dhe stimulon lirimin e lëngjeve të tepërta nga trupi.
Prandaj noti në det sjell lehtësim për njerëzit që vuajnë nga reumatizmi, artriti, dhimbjet në shpinë dhe dhimbjet e muskujve.
8. Uji i detit ofron detoksifikim
Pse uji i detit është një zgjedhje e shkëlqyer për pastrimin e trupit?
Sepse sa më shumë not me ujë deti stimulon funksionin e organeve që filtrojnë dhe nxjerrin toksinat nga trupi, të tilla si mëlçi, veshka dhe lëkurë.
Larja në det stimulon metabolizmin dhe pastrimin e përbërësve të dëmshëm, jo vetëm të lëkurës dhe indeve lidhës, por edhe të gjithë trupit.
9. Deti shëron probleme të lëkurës
Kripa e detit është jashtëzakonisht e pasur me shumë përbërës. Ndër mineralet e ndryshme dhe sulfatet që gjenden, janë po ashtu të pranishëm edhe kaliumi, bromi, natriumi, kalciumi, mangani, magnezi, jodi, hekuri, fluori dhe silicë.
Për shkak të përbërjes së pasur, uji i detit ka një efekt pozitiv në lëkurë si dhe ndihmon në shumë probleme të lëkurës, të tilla si pezmatim i lëkurës, psoriazë dhe ekzemë.
10. Deti stimulon kreativitet dhe emocione
Deti në përgjithësi, dhe elementi i ujit kanë qenë të lidhura me kreativitetin dhe ndjenjat. Qëndrimi dhe relaksi në det, rrisin ndjesinë tonë dhe ngjallin emocion, intuitë, imagjinatë dhe kreativitet.
11. Deti ka efekt pozitiv në shëndetin e syve
Ngjyra e kaltër e detit duke e parë nga distanca, ka efekt pozitiv për sytë tanë. Nëse keni kaluar shumë kohë para kompjuterit, pushimet në det do të ju ndihmojnë të relaksoheni dhe ti pushoni sytë.
Nëse nuk mund të shkoni në det
Nuk keni mundësi për të shkuar në det? Pushimin vjetor mund ta realizoni në mënyrë perfekte edhe pa planifikime në pushime të shtrenjta, por thjeshtë duke e kaluar në shtëpi:
Kënaquni gjatë ecjeve dhe shëtitjeve në natyrë
Ushtroni
Rrezituni në kushte shtëpiake
Notoni në lum apo ndonjë pishinë të afërt