[sgmb id=”1″]
Ushqyerja me gji mbron femrat nga skleroza e shumëfishtë. Kështu së paku thuhet në studimet që janë kryer së fundmi lidhur me këtë problem.
Gratë të cilat vuajnë nga sëmundje, mund t’i evitojnë ato nëse e praktikojnë të ushqyerit me gji tek fëmija.
Në Britaninë e Madhe 100 mijë persona vuajnë nga skleroza e shumëfishtë, ndërkaq më shumë se gjysma janë femra, shkruan Dailymail, transmeton Indeksonline.
Njerëzit të cilët preken nga kjo sëmundje, humbin lëvizshmërinë, kanë problem me pamje, janë vazhdimisht të lodhur dhe nuk ka ndonjë shërim efektiv për këtë sëmundje.
Prandaj mjekët kërkojnë që nënat të ushqejnë fëmijët me gji së paku 15 muaj gjatë gjithë jetës së tyre, në mënyrë që t’i shmangen kësaj sëmundje, e cila është duke u përhapur me të madhe.
Ushqyerja me gji nxit hormonet seksuale femërore, ndaj edhe ulë rrezikun nga skleroza e shumëfishtë.