Loading...

Përmbyset frikshëm makina e Brunos dhe Mir Vathit, rrugës për në koncert !

Në kulmin e sezonit veror, teksa janë të ngarkuar çdo ditë me koncerte dhe evente familjare, ka mjaftuar vetëm një moment, që artistët e “Threedots”, këngëtari Bruno dhe muzikanti Mir Vathi të përballen me një situatë aspak të këndshme.

Dy ditë më parë, teksa ishin duke udhëtuar drejt Korçës për një koncert, në afërsi të Maliqit, artistët kanë pësuar një aksident automobilistik. Vetura e tyre ka devijuar nga rruga, duke rënë
Burimet kanë siguruar disa foto nga vend-ngjarja, ku shfaqet makina e dëmtuar dhe skena e aksidentit.

Të njëjtat burime tregojnë se për fat të mirë edhe Bruno edhe Miri janë jashtë rrezikut për jetën dhe momentalisht ndodhen në një nga spitalet e Tiranës duke marrë mjekimet e duhura për dëmtimet që fatmirësisht nuk janë të rënda.

Duke i qetësuar të gjithë fansat e tyre se djemtë janë të qetë dhe po marrin kohën e duhur për tu rikuperuar, ne ju urojmë shërim të shpejtë Brunos dhe Mirit duke shpresuar t’i shohim sa më shpejt në të tjera koncerte dhe evente muzikore.Lajm i fundit

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com