[sgmb id=”1″]
Një ndër fituesit e çmimit “Ylli në ngritje” në ICT Awards është Loran Pllana i cili ka treguar sonte në emisionin “Opinion” për platformën e krijuar nga ai.
Loran Pllana është vetëm 11 vjeç dhe ka realizuar një aplikacion mobile të ashtuquajtur “Eco Race”.
“Loja ka si personazh kryesor njeriun me biçikletë, i cili duhet të kalojë disa pengesa për të arritur objektivin e dërgimit të kanaçes drejt shportës së riciklimit”. Me këtë lojë, Lorani kërkon të sensibilizojë dhe nxisë riciklimin në jetën reale krahas asaj virtuale.
“Unë isha më i vogli në moshë nga të gjithë konkurentët në Albanian ICT Awards V, por këtë nuk e pashë asnjëherë si pengesë, duke qenë në dijeni që në këtë kompeticion vlerësohet cilësia dhe jo numrat, siç është mosha. Sa më herët që të futesh në fushën e ICT, besoj se do arrish rezultate më të mira, pasi është një sektor shumë dinamik dhe sfidues”.