[sgmb id=”1″]
Pas demokratëve të Korçës edhe anëtarësia e degës së Partisë Demokratike në Vlorë ka nënshkruar peticionin për anulimin e zgjedhjeve dhe shpalljen e pavlefshme të garës për kreun e kësaj force politike.
102 anëtarët e degës së Vlorës kërkojnë njëherazi edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me qëllim shmangien e pengmarrjes së partisë nga Lulzim Basha.
Sipas tyre zgjedhjet e imponuara, përjashtuese, e konfliktuale mund të çojnë në një ndarje me pasoja afatgjata për opozitën.
Edhe grupi për mbrojtjen e statutit kërkoi në mbledhjen e kryesisë dorëheqjen e Lulzim Bashës, shtyrjen e zgjedhjeve në parti dhe bërjen e analizës për humbjen e thellë në 25 qershor.