[sgmb id=”1″]
Një javë pas zhdukjes së dy vlonjateve në det, policia nuk ka asnjë gjurme apo të dhëne për fatin e tyre.
Burime të policisë së Durrësit, e cila kryeson hetimet për shkak se dy personat e zhdukur për here të fundit patën kontakt nga Durrësi, tregojnë se janë marre në pyetje pronaret e servisit ku u riparua skafi, por dhe persona të tjerë.
Asnjë prej tyre nuk ka ofruar të dhëna që mund të ndihmonin në gjetjen e biznesmenit Adriano Jaho dhe të Ariseld Mazes, ndihmësit të tij.
Familjaret e te zhdukurve dëshmuan fundjavën e shkuar se 52-vjecari Jaho dhe 28-vjeçari Maze kishin shkuar në Durrës për të marre skafin nga servisi dhe do ta provonin në det. Po ashtu, ekziston dhe dëshmia e një miku të biznesmenit Jaho, sipas të cilit ata e kishin telefonuar pak pas daljes në det për t’i kërkuar ndihmë pasi skafi po fuste ujë.
Policia dyshon që të dy burrat mund të jenë mbytur, megjithatë deri në gjetjen e provave ata janë të shpallur në kërkim.