Loading...

Monika Kryemadhi ka folur sot për herë të parë si Kryetare e LSI-së në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie.

[sgmb id=”1″]

Monika Kryemadhi ka folur sot për herë të parë si Kryetare e LSI-së në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie.

Ajo u shpreh se beteja për të zbardhur atë që ka ndodhur në 25 Qershor do të vijojë. Kryemadhi thotë se mazhoranca e dalë nga 25 Qershori është fiktive dhe se LSI-ja do të bashkëpunojë me çdo factor politikë në mbrojtje të demokracisë së vendit.

“Jam sot këtu për herë të parë në rolin e ri që ju më keni caktuar. Kushtet e reja më imponuan që të pranoj këtë përgjegjësi e shqetëuar jo vetëm për fatin e LSI-së po për fatin e demokracisë së vendit.

Mazhoranca e dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit është fiktive për shkak të manipulimit të votave. Vota e lirë është goditur rëndë në mënyrë të organizuar në 25 Qershor.

Ne do të bashkëpunojmë me çdo actor politik dhe qytetar deri në zbardhjen e plotë të asaj që ndodhi në 25 Qershor”, than ë fjalën e saj Kryemadhi.

Mbledhja e Kryesisë së LSI-së do të vijojë me dyer të mbyllura.

Edhe gjatë orëve të paradites Kryemadhi ka shprehur vendosmërinë e saj për çuarjen deri në fund të denoncimit për vjedhjen e votave në zgjedhjet e Qershorit.

Duke marrë shkas nga denoncimi i PDIU-së Kryemadhi u shpreh se kjo është vetëm një pjesë e manipulimit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com