[sgmb id=”1″]
Edward Mordake, është anglezi që ka jetuar në shekullin XIX-të dhe ka pasur një çrregullim të madh në trupin e tij, Ai ka lindur me dy fytyra të vendosura në pjesën e parme dhe të pasme të kokës.
Vetë Mordake mendonte se njëra prej fytyrave ishte djallëzore dhe të shumtë kanë qenë mjekët që u ka kërkuar t’ia heqin atë, por në atë kohë, askush nuk ka marrë guximin dhe përgjegjësinë e realizimit të një operacioni kaq delikat.
Dyfytyrësia i ka shkaktuar mjaft probleme djalit anglez dhe e ka penguar sepse nuk ka pasur kontroll ndaj fytyrës tjetër e shpesh herë ka folur fjalë të djallëzuara. Me kohë Edwardi është bërë më i tërhequr, nuk ka dashur që të takohet me askënd as edhe me familjarë. Është përfolur që ai ka pasur një talent të shquar për muzikë.
Më vonë është vërtetuar se fytyra e dytë nuk mund të hajë as të pijë, por ajo ka qarë ose qeshur me raste. Fytyra nuk ka pasur asnjë ndjeshmëri dhe thuhet se ajo ka ndikuar shumë në psikikën e tij, por kjo fytyrë është e sigurt që ka qenë e motrës së tij binjake e cila nuk ka arritur të zhvillohet dhe i është ngjitur këtij.
Në moshën 23 vjeçare ai ka bërë vetëvrasje, ka pirë helm duke mos mundur të përballohet me jetën në këtë lloj gjendje. Me kërkesë të tij të shkruar në letrën para se të vdes, trupi i tij është varrosur në një vend të panjohur ku askush nuk e di.
Kompozitori dhe këngëtari amerikan Tom Waits, në një album të tij në vitin 2002 ka bërë një këngë për të duke e titulluar “Poor Edëard”.
Pas tij më nuk është ditur asnjë rast i tillë, mirëpo gjatë historisë ka pasur raste të tilla, ku ndër to ka qenë Chang Chu Ping i cili fytyrën e dytë e ka pas në anën e djathtë njëra pranë tjetrës dhe Pascal Pinjon e ka pasur në ballë.