Loading...

Drama e futbollistit afrikan të Besëlidhjes, i vdes e motra dhe nuk ka para për t’i shkuar në varrim.

[sgmb id=”1″]

Drama e lojtarëve të huaj që luajnë në Shqipëri prek kulmin. Sezonet e fundit tregu i futbollistëve afrikanë ka qenë i parapëlqyer nga klubet shqiptare. Në dy sezonet e fundit, Besëlidhja e ktheu në modë afrimin e futbollistëve nga Guinea. Madje, dy prej tyre, Seku Kamara dhe Lansinet Sidibe, u transferuan te Flamurtari falë performancës shumë të mirë që bënë te Besëlidhja në kampionatin e kaluar.

Me lezhjanët u bashkua në janar të këtij viti edhe mbrojtësi nga Guinea, Olivier Dore. Ky i fundit luante me Besën dhe në merkaton e dimrit u transferua në Lezhë së bashku me patriotët e tij. Të shtunën ai ka pësuar një tragjedi familjare. Një prej motrave të tij është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundje të rëndë. Dore e ka pasur të pamundur për të qenë prezent në ceremoninë mortore, për shkak të largësisë dhe financave gjithashtu.

DRAMA

Lojtarët guineas i kalojnë pushimet e verës në Lezhë dhe pavarësisht se ekipi nuk grumbullohet për më shumë se dy muaj, futbollistët detyrohet të qëndrojnë në qytetin verior. Largësia e madhe më shumë se 4500 kilometra dhe për më tepër bileta vajtje-ardhje që kushton minimalisht diçka më shumë se 1300 euro, shifër e konsiderueshme për futbollistët nga Guinea që paguhen shumë pak në krahasim me shpenzimet.

Në këtë mënyrë, Dore është detyruar ta kalojë i vetëm dhimbjen e humbjes së parakohshme të motrës së tij. Në një prononcim për gazetën, vetë lojtari tregon tragjedinë:

“Ndarja e parakohshme nga jeta e motrës më ka trishtuar pa masë. Dhimbjen ma ka shtuar edhe pamundësia e marrjes pjesë në ceremoninë mortore, por këto janë gjëra që ndodhin dhe ne nuk mund t’i zhbëjmë. Tani po mendoj vetëm për karrierën time që po e vijoj te Besëlidhja dhe shpresoj se do që qëndroj gjatë këtu. Përveç largësisë gjeografike, të gjitha të tjerat më pëlqejnë këtu në Lezhë ku po kaloj edhe pushimet”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com