Loading...

Ikin italianët? Albanian Airlines nis në fund të këtij viti.

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama, që ndodhet për një vizitë në Turqi, pati një takim me Ilker Ayci, drejtor i Bordit të Komitetit Ekzekutiv të Turkish Airlines.

Qëllimi ishte të diskutohej për projektin e përbashkët për krijimin e një linje ajrore shqiptare.

Turkish Airlines është një nga kompanitë më të mëdha në botë.

“Ne e vlerësojmë shumë këtë partneritet strategjik, që bashkon njohuritë e Turkish Airlines me potencialin e madh që ka Shqipëria në sektorin e aviacionit,” tha Rama.

Kurse Ayci tha se progresi në sektorin e aviacionit civil është një prioritet kryesor për qeverinë shqiptare.

“Aktualisht nuk ka një linjë ajrore shqiptare. Për këtë arsye, zoti Edi Rama përmes një lidershipi kaq aktiv, ka punuar fuqishëm për krijimin e kompanisë shqiptare, e cila do të lidhë Shqipërinë me rajonin dhe me globin me konceptin e cilësisë së lartë. Gjithashtu, pritshmëritë tona për zvogëlimin e aktivitetit të linjave italiane, aktualisht shumë të pranishme, krijojnë një mundësi për biznes të lartë me këtë partneritet strategjik”.

Albanian Airlines do të nisë punë në fund të këtij viti.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com