[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama, ka një komunikim të vazhdueshëm më ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, ku së fundmi ai u ka kërkuar atyre të flasin lidhur me problemet që i shqetësojnë.
Një qytetar i shkruan duke i thënë që si kryeministër qe është, duhet ti dije vetë problemet e popullit. Ai thekson se çdo qytetar që i shkruan ka halle dhe probleme të ndryshme dhe është e pamundur për ti zgjidhur.
Por nga ana e tij, Rama nuk ka përtuar të komentojë duke i thënë se është në dijeni të këtij fakti, por të gjithë bashke do ia dalin.
Qytetari: O zotni i nderuar ti duhet di dish vet peoblemet e shqiptarve, e jo ti thon ato ty se ndryshe vetqeverisim ne,ne shqiperi ka 3 miljon e kusur njerz Dhe kemi 6 miljon e kusur halle……..mos u merr me sugjerime se secili ka halle te ndryshme? Te pershendes #zoti_kryeministër
Rama: Miq, ideja eshte e thjeshte: Pse qeveria, ministrat, duhet te pyesin apo degjojne vetem vartesit dhe mos pyesin e degjojne edhe njerezit e zakonshem?! Une mendoj se teknologjia e re, permes kesaj platforme, na jep nje mundesi fantastike qe te bashkeqeverisim realisht, konkretisht, dhe njerezit e zakonshem mos jene viktima pa goje perballe padrejtesive qe u behen ne zyrat e shtetit, po te mund te komunikojne direkt me qeverine e tyre, me ministrin perkates! Jo vetem kaq, po edhe per nismat e tyre ne komunitet, te mund te gjejne vemendje e mbeshtetje, si edhe te ndajne ne kete platforme opinionet e tyre per ligje, vendime, nisma qeverie😊 E di qe eshte e lehte ta thuash, e veshtire ta besh, por duhet ta bejme dhe do ta bejme se bashku, per nje koalicion kuqezi, me njerezit e Shqiperise jo me politikanet e me partite e tepsise.