[sgmb id=”1″]
Drejtësia italiane ka dënuar me 25 vite burg anëtarët e një bande droge e cila operonte nga Shqipëria përnë Itali dhe kryesisht shpërndante kokainë në Chiavari.
Mediat italiane raportojnë se Rigent Borakaj ishte kryetari i bandës dhe ai kishte lidhje me një nga pjesëtarët e një organizate që vepronte në Vlorë e cila sipas të dhënave e
furnizonte me lendë narkotike. Borakaj i njohur ndryshe si Genti, 30 vjec u dënua nga gjykata me 11 vite burg.
Ndërsa një nga miqtë e tij dhe bashkëpunëtor Zija Konjoni u dënua me 8 vite. Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë shtetas italianë edhe ata u dënuan me 8 vite burg.
Ndërsa policia i kishte nisur hetimet që në vitin 2013.
Në qendër të aktivitetit ishin dy shqiptarët e mësipërm dhe dy shqiptarë të tjerë Fiodor Gjikaj e Marjo Pecaj.
I pari u arrestua në 26 qershor 2013 teksa po transportonte në Romë 1 kg kokainë.
Nga hetimet e policisë italiane dhe përgjimet rezulton se Rigent Borakaj ka ndërtuar në Shqipëri një shtëpi me vlerë 300 mijë euro si dhe ka kursyer edhe 100 mijë euro të tjera nga ky aktivitet.