[sgmb id=”1″]
Australia do t’u bashkohet me aksioneve ushtarake kundër Koresë së Veriut nëse Kim Jong-un vendos të sulmojë me raketa Amerikën, raporton “Daily Mail”.
Zëvëndëskryeministri australian, Barnaby Joyce, tha se Australia do t’i bashkohet aleancës dhe do t’i shpallë luftë shtetit diktatorial.
Ndërkohë që Kryeministri Malcolm Turnbull është nisur drejt Gjermanisë për bisedime me udhëheqësit e tjerë të G20-ës, Joyce po rrit presionin ndaj Kinës për të ndërhyrë dhe sipas tij ‘të ndalojë këtë çmenduri’.
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley paralajmëroi se Amerika do të përdorte forcën kundër Koresë së Veriut, ‘nëse është e nevojshme’ pasi Pheniani testoi një raketë ndërkontinentale që mund të godasë Darvinin ose Alaskën.Gjithashtu qeveria australiane aprovoi thirrjet për të imponuar sanksione ndaj Kinës, shkruan syri.net. Shefi i lartë i mbrojtjes tha se Australia “nuk ndodhej në rrezik’ nga sulmet e Koresë së Veriut.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tronditi SHBA-ne të martën pas testimit të një rakete e cila mund të arrinte Amerikën kontinentale.
Pas testimit të suksesshëm lideri i shtetit diktatorial u shpreh para medieve vendase se kjo ishte një “dhuratë” për bastardët amerikanë” në ditën e tyre të pavarësisë.