Familja Hamitaj ne fshatin Dukat te Vlores jeton ne kushte me shume se te veshtira ekonomike. Nena me djalin jetojne cdo dite nen nje cati te pasigurt, te care e me pak shprese per ti mbijetuar diteve ne vijim. Te semure, me probleme shendetesore, askush prej te dyve nuk eshte i afte te punoj, e mbi te gjitha nuk kane as nje mundesi. Pa perkrahje sociale, pa ndihme ekomike, pa asnje te ardhur te sigurt, keto jane pamjet e nderteses qe nese mund te quhet shtepi, ku ata jetojne…
Burri i Soses ka nderruar jete qe ne vitet 2000, ndersa ishte i vetmi krah pune ne familje. Me pas ka qene kunati i saj, ai qe e ka ndihmuar dhe mbeshtetur ekonomikisht. Sot, Lufteri (kunati) i moshuar, pa mundesi fizike per te punuar, me vetem nje pension pleqerie thote se e ka te pamundur te mbeshtese ekonomikisht kunaten dhe nipin.
Ndihmen ekonimike ua kane hequr, edhe pse djali eshte epileptik dhe kunata me paaftesi mendore per te punuar, kemi vetem 2 muaj qe marrim 3000 leke ne muaj, me ato leke do jetojne keta thote Lufteri? Cfare do bejne me 3000 leke? Shteti nuk i mbeshtet, edhe pse ligjerisht qofte djali qofte nena e meritojne, si te paafte.
Lufteri tregon se banesa ka rene, muret jane care ndersa ka mar vetem nje mase duke vendos 2 hekura per te mbrojtur renien e murit kryesor.
Shtepia thuajse ka rene, vetem nje dhome eshte ajo cka ka mbetur nga shtepia e tyre, aty jeton Sosja me djalin, aty flene, aty mundohen te ushqehen, gatuajne…. ndersa shtepise i mungon edhe tualeti, uji nuk ka shkuar kurr ne kete banese, Sosja mbush uje ku te mundet, drita gjithashtu nuk kane, pasi leke per ti paguar nuk gjejne dot.
Ne raste shiu, cdo gje qe bie jashte, futet brenda, dhe gjurmet e lageshtires jane te gjalla edhe sot, ne dite me diell.
Kunata e Soses, Delikua tregon veshtiresite ne te cilat jeton nipi dhe kunata. Skane asnje mbeshtetje thote ajo. Jetojne si mos me keq, ne nuk kemi me mundesi… kemi kerkuar ndihme, asnje pergjigje.
Vet Sosja rrefen veshtiresite….
“Punoj ndonje bace, ku te gjej.. Hame cte kemi.. Ujin e mbush poshte nga shtepia e kunatit, jetojme si mos me keq.. Po cte bejme”
Ketu eshte vendi ku Sosja gatuan, pa energji elektrike, i duhet te ndez zjarr, qofte per gatim qofte per ngrohje.
Altini, 21 vjec, i semure me epilepsi… edhe pse i semure, e di qe ajo cfare i mungon eshte nje vend i ngrohte per te jetuar… Altini edhe pse do duhej, e shteti e ka detyrim, nuk kurohet me ilace…..e vec kesaj edhe pse serish detyrim, shteti nuk e trajton me ndihmen ekonomike….
Familja Hamitaj jeton ne fshatin Dukat te Vlores, ata kerkojne mbeshtetjen e kujtdo, mbeshtetjen e shtetit per ti dhene ate qe meritojne dhe mbeshtetjen e kujtdo qe e ka mundesine.
Video :