[sgmb id=”1″]
Ish kryeministri Sali Berisha ka pasur nje axhende te ngjeshur diten e sotme.
“Panorama” mëson se ish-deputeti Astrit Patozi por edhe rivali i vetem i Bashes, Eduard Selami kane vizituar ish liderin e demokrateve.
Besohet se tema kryesore e bisedes kane qene zgjedhjet ne PD, qe do te mbahen ne 22 Korrik. I kontaktuar nga “Panorama”, Patozi ka konfirmuar takimin, mirëpo nuk ka dhënë detaje lidhur me temat e bisedës me të.
Ky takim vjen pikërisht një ditë pas skualifikimit të Patozit si kandidat për zgjedhjet në krye të PD-së. Ish-deputeti, që është një ndër kritikët më të mëdhenj të Bashës ka qenë shumë aktiv ditët e fundit për zhvillimet në parti.