[sgmb id=”1″]
Policia e Shtetit ka vënë në pranga gjatë 12 orëve të fundit, katër persona pasi kanë tentuar që të kalojnë kufirin me karta të huaj të falsifikuara.
Mësohet se policia i ka arrestuar, duke I akuzuar për ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave’.
Konkretisht:
U arrestua në flagrancë Edmond Z., 29 vjeç banues në Tiranë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.
Beqir Gj., 18 vjeç banues në Tiranë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.
Xhemil C., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.
Redon Ç, 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.