Loading...

‘Thaçi po e shfrytëzon dialogun me Vuçiç për interesat e veta’.

[sgmb id=”1″]

Presidenti Hashim Thaçi është duke e vendosur dialogun me Serbinë në shërbim të interesave të veta, kanë thënë njohës të rrethanave politike.

Thaçi ka zhvilluar të hënën një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic, në praninë e përfaqësueses së lart të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, shkruan sot “Koha Ditore”.

 Sipas asaj që ka thënë Thaçi, qëllimi i takimit është shkëmbimi i ideve fillestare për mënyrën se si do të vazhdohet dialogu në fazën e re dhe objektivat që synojnë t’i arrijnë në kuadër të “procesit të normalizimit”.

Por analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se ky takim është “imponim” i Thaçit për të qenë adresa kryesore në dialog me Serbinë.

“Hashim Thaçi po imponohet për të qenë adresa kryesore e dialogut të Brukselit, pavarësisht faktit se çështjet që janë diskutuar deri më tash e që pritet të diskutohen në Bruksel janë në kompetenca të ministrive, Qeverisë, e jo të presidentit. Po ashtu, Thaçit nuk i ka dhënë askush mandat që të dialogojë në Bruksel. Në këtë rast, Kuvendi nuk e ka thënë fjalën e vet”, ka thënë Mushkolaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com