[sgmb id=”1″]
Një pjesë e Tiranës do të jetë ditën e sotme pa energji elektrike. Siç edhe njofton OSHEE-ja, mungesë energjie do të ketë tek zona e pazarit të ri.
OSHEE-ja thotë se në kuadër të investimit për automatizimin e kabinave (smart grid), sot do të punohet te kabina “Fan Noli”, nga ora 09:00 deri në 13:00.
Për pasojë do të stakohet energjia elektrike gjatë këtij orari dhe zona që preket është:
midis rrugëve “Qemal Stafa” dhe “Shenasi Deshnica”, pranë shkollë “Fan Noli”.