Loading...

Tragjedi në familjen shqiptare, u mbytet fëmija në det teksa prindërit ishin në çadër.

[sgmb id=”1″]

Një fëmijë 6 vjeç, shqiptar, është mbytur pasditen e sotme në detin e Rosetos në Italinë fqinjë.

Pavarësisht përpjekjeve për ta përmendur nga rojet e plazhit, personeli i ambulancës së Rosetos, dhe ndërhyrjes në vendngjarje të një helikopteri-ambulancë nga Pescara, Elidion B. ka humbur jetën.

Për të zbardhur ngjarjen, po hetojnë efektivët e kapitenerisë së portit të Rosetos, të cilat janë duke marrë në pyetje të ëmën, e cila ishte në plazh me Elidionin, djalin tjetër e bashkëshortin.

Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes, fëmija ishte në ujë dhe kishte humbur nga sytë e prindërve, ndërsa e ëma po kujdesej për djalin tjetër në çadër, raportojnë mediat lokale.

Dikush pa trupin e djaloshit në ujë, 150 metra nga çadra ku ishin prindërit e vogëlushit, dhe dha alarmin, por ishte shumë vonë.

Elidioni i vogël, i cili mbushi 6 vjeç në Janar, kishte ndërruar jetë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com