[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë takimit me deputetët e rinj të PS dhe drejtuesit e bashkive socialiste, se qeveria e re do të jetë gati në muajin shtator. Rama ka vlerësuar marrëveshjen e 18 Majit mes tij dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, si një busull orientuese në marrëdhëniet pozitë-opozitë.
“Skuadra e re do të jetë gati në fillim të shtatorit dhe askush vec meje nuk ka pse humb kohë duke u marrë me këtë. Struktura dhe përbërja do të shpallet vetëm pas procesit të refklektimit, që sot deri në fund të gushtit kur të mblidhet Asambleja Kombëtare.
Edhe pse qeveria do të jetë politikisht një ngjyrëshe nuk do të qeverisim vetëm, por në koalicion të madh me njerëzit e zakonshëm, këtë u kërkuam në fushatë dhe këtë na e dhanë dakordësinë me rezultatin më të lartë. Po dështuam në këtë koalicion kaq të madh i bie të përgatitemi për një dështim edhe më të madh. Kërkuam mandat kuqezi e do të qeverisin kuqezi jo si përca e sundo në cdo zonë, e shpërndarës favoresh me shkopin e partisë”, tha ai, duke e nënkuptuar mjaft qartë shkrimin e Shqiperiaime para disa ditësh që paralajmëronte një bashkëqeverisje PS-PD.