Loading...

Emrat,Kuvendi i ri me 39 deputete gra, numri më i lartë që nga 1992.

[sgmb id=”1″]

Parlamenti i ri i Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit do të ketë 39 deputete nga 140, ose 27.85 për qind.

Ky është niveli më i lartë i përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë që prej 1992 kur u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste. Partia Socialiste ka përfaqësimin më të lartë, me 22 deputete, e ndjekur nga Partia Demokratike me 11 deputete gra.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka 5 deputete dhe PDIU do të ketë një deputete, atë të qarkut të Dibrës, Reme Lala. Ajo që bie në sy është përfaqësimi me deputete gra për çdo qark për socialistët, duke arritur numrin më të lartë në Tiranë me 6 deputete, ndërsa PD ka marrë deputete në Tiranë, Vlorë, Durrës, Korçë, Lezhë dhe Shkodër. LSI ka deputete në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Në listat për deputetë që partitë politike dorë- zuan në KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit, nga 2374 kandidatë, 948 (39,93%) ishin gra. Krahasuar me parlamentin që sapo përfundoi legjislaturën e tij, numri i deputeteve është më i lartë. Kuvendi i Shqipërisë aktual kishte 19 deputete gra ose vetëm 13 për qind. Pas dorëheqjes së pjesës më të madhe të kabinetit qeveritar nga posti i deputetit, numri i grave në parlament u rrit në 29 ose në rreth 21 për qind.

Kuotat gjinore u vendosën për herë të parë në Shqipëri në ndryshimet në Kodin Zgjedhor të vitit 2008, të vlefshme për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Por, pas këtyre zgjedhjeve u konstatua se partitë politike arritën ta shmangin këtë detyrim ligjor, duke u justifikuar me sanksione minimale.

Me parimin e “kuotës” në Kodin Zgjedhor në parlamentin 2009-2013, vetëm 16 për qind e deputeteve ishin gra. Në zgjedhjet e 25 qershorit, partitë politike nuk iu shmangën dot gjobitjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mosrespektim të kuotës gjinore.

Pas verifikimit të emrave të kandidatëve të Partisë Demokratike, KQZ konstatoi se në qarkun e Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Beratit dhe Kukësit, ishte shkelur Kodin Zgjedhor për përfaqësimin e Parlamenti i ri i Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit do të ketë 39 deputete nga 140, ose 27.85 për qind. kandidateve gra në lista.

Ai vendosi gjobë për këtë shkelje në shumën e 5 milionë lekë të rinj, nga 1 milion për çdo qark ku kuota nuk u respektua. Për mosrespektim të kuotës gjinore në listat e kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti dy parti.

Partia Socialiste u gjobit me 1 milion lekë të rinj për mosrreshtim në tri vendet e para në qarkun e Beratit të një kandidateje grua. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim u gjobit po me 1 milion lekë, sepse në qarkun e Tiranës në tri vendet e para në listë kishte përfshirë tre gra dhe asnjë kandidat burrë, duke diskriminuar gjininë tjetër.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com