Loading...

Refuzuan urdhrin e Ramës, ja kur do të japin dorëheqjen ministrat e Bashës.

[sgmb id=”1″]

Ndonëse menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 qershorit refuzuan urdhrin e kryeministrit për të dhënë dorëheqjen, ministrat teknikë të Lulzim Bashës kanë marrë një vendim për tu larguar së shpejti.

Sipas të dhënave 6 ministrat teknik pritet të japin dorëheqjen gjatë kësaj jave.

Mësohet se ata janë në pritje të përfundimit të raportit të Task Forcës të ngritur nga zëvendëskryeministrja, Ledian Mandija në kuadër të fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve të 25 qershorit.

Burime jozyrtare kanë konfirmuar se ky raport pritet të përfundojë brenda 24 orëve dhe në përfundim të tij pritet që ministrat teknikë të dorëhiqen nga detyra.

Ata u emëruan në kuadër të krijimit të një qeverie teknike, pas marrëveshjes Rama-Basha në 17 maj. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com