[sgmb id=”1″]
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, ku dyshgohet se kanë humbur jetën dy persona. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje.
Sipas Policisë së Fierit rreth orës 05:40, në autostradën Fier-Lushnje, ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal mjeti tip “Renault”, me targë AA 468 PY.
Me gjithë vështirësitë e vendit dhe dëmtimit të rëndë të mjetit, shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe urgjenca e spitalit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga makina të të dy shtetasve të aksidentuar.
Paraprakisht dyshohet se shofer ishte shtetasi F. N., 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë.
Ndërsa pasagjer ishte 54-vjeçari me inicialet P. Z., 54 vjeç, banues në lagjen “Myslym Shyri”, Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.