[sgmb id=”1″]
Pas 25 Qershorit, Lëvizja Socialiste për Integrim duket se nuk do ta kursejë as kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Anëtarja e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dejana Kallogjerovic ka shkruar në faqen e saj në Facebook se pa u bërë 1 javë nga zgjedhjet, ka filluar arroganca në kryeqytet.
Statusi i Kallogjerovic
Pse kjo na qenka Shqiperia qe duan shqiptaret? Kjo eshte Tirana qe duam, me parqe te shnderruara ne pallate?
Si qytetare dhe banore e njesise 7 nuk mund ta pranoj te shikoj mamane time me syte me lot kur del ne dritare dhe sheh qe parku eshte rrethuar per tu bere pallat.
Me duket e padrejte te shoh komshinjte e mi te trishtuar dhe socialistet te zhgenjyer neper dritare, te cileve ia kane ndaluar edhe te zbresin per te protestuar duke i kercenuar me vendin e punes.
Arroganca filloi pa kaluar java! Jam e sigurte qe ky eshte haraci qe duhet te paguani per parate me te cilat blete voten e shqiptareve. Por mos mendoni se do e kaloni lehte!
Gabimet cdo dite e do te shtohen dhe njekohesisht gjykimi i qytetareve do te rritet. Do te rritet kur mos ta kene me parkun per te nxjerr femijet, mos te kete me stola per gjysherit, kur mos te kete me gjelberim per te na dhene oksigjenin e munguar.
Blerja e votes verboi syte e njerezve per momentin, por mesa duket erresira e Shqiperise do te ulet kembekryq tani!
Na lironi parkun! Mos na merrni frymen!