Nga Elbasani, Kryeministri Edi Rama uroi sot të gjithë qytetarët për Ditën e Verës.
I shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla si dhe kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini, Rama vizitoi edhe Panairin e përvitshëm të Elbasanit.
Në një prononcim për gazetarët, shefi i qeverisë komentoi me batuta edhe festimet në ditë të ndryshme të kësaj feste.
“Ju uroj të gjithëve gëzuar Ditën e Verës këtu nga Elbasani! Është një vit i veçantë edhe për Ditën e Verës. Lala më 14, Luli më 16, ndërsa Lali më 17”, u shpreh Rama për gazetarët. /a.g/