Loading...

FOTO/ Aksi Kardhiq-Delvinë, punime intensive dhe me standarde

Rruga Kardhiq-Delvinë konsiderohet një aks strategjik për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë, ndërsa shkurton ndjeshëm distancën mes Tiranës dhe Sarandës.

Punimet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë Loti 4, po ecën me ritme të kënaqshme dhe me standardet më të mira, në përputhje me grafikun e punimeve.

ARRSH bën të ditur se siç është parashikuar nga projekti në të gjithë gjatësinë e rrugës do të ndërtohet tubacioni për instalimin e fibrave optike, deri tanimë ka përfunduar tubacioni në disa trakte.

Paralelisht po vijon puna për ndërtimin e dy urave, ku kanë përfunduar të dy ballnat dhe tani punohet për ndërtimin e pilave të mesit.

Ndër punimet në proces janë dhe ndërtimi i mureve mbajtës, prej të cilave është realizuar një pjesë e rëndësishme.

Loti 4 fillon në fund të Lotit 1 të këtij projekti, në afërsi të kryqëzimit me fshatin Fushëbardhë dhe përfundon në afërsi të Qafës së Skërficës.

Saranda nga qyteti i Gjirokastrës do të bëhet për 25-30 minuta, që do të thotë se çfarëdolloj oferte turistike që do të ofrojë Shqipëria në Sarandë, tanimë bëhet paketë së bashku me Gjirokastrën dhe bukurinë natyrore, apo ushqimin bio të Përmetit. /a.g/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com