Lirimi i hapësirave publike në Fier është një domosdoshmëri për t’i dhënë frymëmarrje qytetit dhe për t’i kthyer banorëve hapësirat e munguara.
IKMT ka ndërmarrë një aksion në lagjen “Kongresi i Përmetit” për të shembur objektet e ndërtuara në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e qytetarëve dhe që cenojnë territorin.
Aksioni i IKMT-së nuk ka ndeshur në kundërshtimin e qytetarëve, ndërsa ndërtesat që po prishen janë pranë pedonales kryesore të qytetit.
Objektet pengonin zhvillimin e zonës dhe kalimin e lirë të qytetarëve. /m.m/j.p/
FIER, 14 mars/ATSH-Enkelejda Haderi