Loading...

Rama mbledh socialistët në Vlorë dhe u nxjerr tepsitë me ushqime: “Me fitoren vjen dhe oreksi”.

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama ka mbedhur sot në një eveniment privat në Vlorë, socialistë të shumtë duke organizuar një festë për fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Evenimenti me ushqime dhe pije është mbajtur në vilën qeveritare në qytetin bregdetar të Vlorës, ku vetë kryeministri mori mandatin e deputetit edhe për një katër vjeçar tjetër.

Po aq i veçantë sa festa, ka qenë edhe fjalimi i kryeministrit Rama përpara socialistëve të cilëve iu është drejtuar me fjalët “Me fitoren vjen edhe oreksi”.

“Pa të gjithë ju që jeni këtu ky rezultat nuk mund të dilte. E kam parë Partinë Socialiste me skuadër si asnjëheë tjetër. Uroj që kjo frymë të forcohet që të jemi pranë njëri-tjetrit. Një për të gjithë e të gjithë për një”.

Një falenderim të veçantë kryeministri Rama e ka bërë për Valentina Leskaj, tashmë e tërhequr nga politika por e angazhuar fuqimisht në fushatën elektorale të PS-së.

“Me lejen tuaj do bëj një përjashtim. Dua t’i shpreh respektin dhe mirënjohjen Valentina Leskaj e cila veç të tjerave meriton një shprehje të lartë konsiderate për shembullin e jashtëzakonshëm që dha për të gjithë”, ka thënë Rama, transmeton Newsbomb.al.

E di që duan të gjithë të bëjnë fotografi por po filluam me njërin do ti bëjmë me të gjithë dhe nuk mbarojmë deri nesër.

Duhet të shpërndaheni pak tani sepse jeni ndarë klane-klane (me të qeshur) se këtë dini ta bëni mirë”, ka thënë Rama duke e mbyllur fjalimin me një tjetër batutë.

“Tani kthehuni nga ushqimi”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com