[sgmb id=”1″]
Gjithë zona e rrethuar nga forca të shumta policie, thuajse gjithë komisariati i Shkodrës dhe forcat e FNSH-së, por autori i vrasjes së mjekut në Shkodër ja ka dalë të arratiset. Ka ndodhur vetëm pak orë më parë dhe arratisja e Dritan Ymerit është zbuluar kur ka ndërhyrë RENEA.
Mjeku Ilir Aliaj është qëlluar për vdekur me Ymerin rreth mesnatës. Dy familjet mësohet se kishin pasur konflikte të hershme pronësie me familjen dhe konfliktet janë shtuar pasi viktima ka nisur të ndërtojë katin e katërt të banesës, ndërkohë që në të njëjtin kat jetonte dhe autori Ymeri.
Me të marrë informacionin për krimin e rëndë, dhjetëra forca policie shkuan në lagjen ‘Xhabije’ në Shkodër, duke rrethuar vendin e ngjarjes dhe banesën e autorit.
E gjithë zona u mbajt nën kontroll, pasi autori ishte i armatosur, duke u pritur mbërritja e forcave RENEA.
Por pas rreth 5 orësh rrethim pas ngjarjes së rëndë, forcat RENEA kanë ndërhyrë në banesën ku dyshohej se gjendej Dritan Ymeri.
Por kur ata kanë mbërritur aty, është zbuluar se Dritan Ymeri nuk ndodhej më në banesë. Ai ishte arratisur nën hundën e gjithë policisë që mbante të rrethuar vendin, duke mos ngritur postblloqe më larg.