[sgmb id=”1″]
Një ishull i gjatë ka dalë papritur në sipërfaqe pranë brigjeve amerikane.
Ishulli në formë gjysmë hëne pranë Cape Point në Karolinën e Veriut, filloi të shfaqet në pranverë në ujërat që rrethojnë të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Djallit”.
“The Sun” shkruan se ekspertët kanë paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë larg ishullit.
Ai është quajtur Shelli nga vendasit për shkak të sasive të mëdha të predhave dhe mbeturinave.
Media britanike shkruan se ishulli është 1.6 kilometra i gjatë dhe 100 metra i gjerë.
Peshkatarët, dhe fotografët kanë vizituar të gjithë ishullin megjithëse është e rrezikshme të shkosh, duke ngjallur interesin dhe kuriozitetin e të gjithëve.
Ishulli Shelli doli nga sipërfaqja e ujërave që rrethojnë trekëndëshin famëkeq të Bermudës.
Trekëndëshi shtrihet në këtë pjesë të Oqeanit Atlantik dhe mbulon një sipërfaqe prej 440,000 miljesh detare.
Bill Smith, president i Shoqatës së plazhit në Karolinën e Veriut, ka thënë se ishulli i ri mund të paraqesë edhe më shumë rreziqe.
Vendaset kanë rrëfyer se prej muajsh ujërat përplaseshin në atë zonë, por nuk e kishin idenë se deti fshihte një ishull të tërë.