[sgmb id=”1″]
Mijëra persona në Tiranë gjatë gjithë vitit takojnë doktorin kinez Wu Junming, i cili që nga viti 2006 ka nisur të ushtrojë mjeshtërinë e tij në kryeqytetin shqiptar.
Ai vjen nga provinca Henan e Kinës qendrore dhe është rreth 50 vjeç, por duket shumë më i ri pasi i përkushtohet shumë shëndetit të tij, duke bërë stërvitje të përditshme Taichi.
Ai ka shumë vite që ushtron mjekësinë kineze në Kinë. Një mik i tij nga qyteti Shenyang kishte një biznes në Shqipëri dhe i sugjeroi të hapte një klinikë të mjekësisë kineze në Tiranë. Për 10 vjet ai ka punuar në “Magic Center” dhe vitin e kaluar, për shkak të restaurimit të stadiumit, qendra u mbyll dhe nuk u rihap. Prandaj, ai vendosi të hapte një klinikë të tijën.
Një majë e hollë gjilpëre në dorën e mjeshtrit kinez bëhet gati. Pas tre sekondash, kur mjeshtri kanë duart e tij katër gjilpëra fillon puna. Së pari, mjeshtri gjen pikat e dobëta mbi shpatullat e pacientit, i sheh ngultaz e nis të “sulmojë”.
Gjilpërat, 6 centimetër të gjata, futen nën lëkurën e pacientit që i nënshtrohet trajtimit, por mjeshtri kinez kujdeset që t’i pjerrtësojë. Wu Junmin është aq i shpejtë, sa edhe bletët që “pickojnë” prenë e tyre dhe lënë pas thumbin djegës.
Ai ka trajtuar jo vetëm qytetarë të thjeshtë, por edhe shumë personazhe të fushave të ndryshme, përfshi politikanë.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka probleme me mesin. Ai kishte provuar shumë trajtime mjekësore në spitale të tjera, por pa rezultate të dukshme. Ai erdhi tek unë për trajtim dhe konkretisht iu nënshtrua 5 trajtimeve në klinikën time, duke përfshirë akupunkturën dhe masazhin.
Personalitet të tjerë janë ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, i cili vuan nga problemet me qafën, po ashtu aktori i mirënjohur shqiptar Timo Flloko me bashkëshorten e tij, por nuk kanë munguar dhe këngëtarët, peshëngritësit, drejtuesit e njohur të programeve televizive, madje dhe një turistë të huaj që vizitojnë Shqipërinë vijnë tek unë.” /Marrë nga http://albanian.cri.cn